Të gjithë sytë nga Luli/ Mblidhet kryesia e PD, në mbledhje 19 anëtarë, çfarë ndryshimesh do të bëhen në statut

schedule19:19 - 30 Gusht, 2023

schedule 19:19 - 30 Gusht, 2023

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur mbledhjen e kryesisë prej orës 19:00, ndërsa në të ka marrë pjesë vetëm grupi i ngushtë i mbështetësve të Bashës, prej 19 anëtarësh, 5 prej tyre online.

Të pranishmit në Kryesinë e Bashës:

1. Lulzim Basha
2. Enkelejd Alibeaj (online)
3. Flutura Açka
4. Jemin Gjana
5. Mirela Karabina
6. Taulant Zeneli
7. Endri Hasa
8. Indrit Sefa
9. Kreshnik Collaku
10. Roland Bejko
11. Gentian Gaba
12. Agron Kapllanaj (online)
13. Fitim Zekthi
14. Gazmend Koduzi (online)
15. Merita Bakiu
16. Xhemal Gjunkshi (online)
17. Taulanda Jupi
18. Orjola Pampuri
19. Arbi Agalliu (online)

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se Gazmend Bardhi dhe deputetët që mbështetën at kur po diskutohej nëse PD duhet të zgjidhte shpejt kryetarin  e saj, nuk kanë marrë pjesë.

Këtë mbrëmje pritet të miratohen disa ndryshime të statutit, të cilat priten për t’u parë nëse ata prekin apo jo kompetencat e kupolës drejtuese të partisë.

Po ashtu gazetarja tha se në njoftimin e marrë nga anëtarët e kryesisë nuk është parashikuar një diskutim për Kukësin dhe pritet të shihet nëse PD do të ketë një kandidat apo jo.

“Gazmend Bardhi dhe deputetët që mbështesin atë në procesin kur po diskutohej nëse PD duhej të zgjidhje shpejt kryetarin e saj, çka ndodhi më 29 korrik kur Basha u rizgjodh për herë katërt kryetar.

Kryesia e PD përbëhet nga 28 anëtar, në mbledhje janë 19 anëtarë, 5 prej tyre online, ndërsa Bardhi dhe anëtarët e tjerë nuk kanë marrë pjesë.

Basha do të vazhdojë mbledhjen me grupin e tij më të ngushtë mbështetës, për të diskutuar lidhur më Kuvendin e ditës së shtunë, ku pritet të miratohen në kryesinë e PD këtë mbrëmje ndryshimet e statutit.

Detajet se çfarë ndryshimesh janë bërë, nëse prekin ato kompetencat e kupolës drejtuese të PD, këto janë detaje që do zbulohen pasi ky statut do të marri miratimin në kryesinë e sotme.

Po ashtu në njoftimin e marrë nga anëtarët e kryesisë nuk është parashikuar diskutim lidhur me Kukësin, por sonte presim të këtë një vendim nëse PD do të ketë një kandidat apo jo, emri i përfolur deri më tani është ai i kreut të degës në Kukës” tha gazetarja.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!