Kupa e Botës, “Katar 2022” do të mbahet mend gjatë si “Botërori i surprizave” dhe kjo për arsye të performancave mahnitëseve, që kombëtare apo lojtarë të cilët nuk ishin afirmuar në skenën “big”, tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.
Një ndër ta është dhe mbrojtësi i Kroacisë, Josko Gvardiol, i cili me paraqitjet e tij në fushën e lojës ka treguar se është një lider i vërtetë në vijën e fundit të mbrojtjes.
Të tilla paraqitje kanë bërë që RB Leipzig, ekipi ku aktivizohet 20-vjeçari, të marrë ofertat e para. Më konkretisht Chelsea, Manchester City dhe Manchester United kanë bërë përpjekjet e para për të fituar shërbimet e krotatit, ndërkaq “gjigandët” e futbollit gjerman, Bayern Munich, janë në pritje të përfundimit të Kupës së Botës, për të bërë ofertën e tyre të parë. /i.m /abcnews.al

