Të gjithë mendjen tek Ukraina, por çfarë po gatuhet në Egje? Ministri turk flet për çmilitarizimin e 16 ishujve në Egje

schedule09:45 - 22 Prill, 2022

schedule 09:45 - 22 Prill, 2022

GREQI – Prej disa ditësh janë rritur sërish tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, me avionët luftarak turq që kanë thyer hapësirën ajrore greke.

Së fundmi ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar, komentoi veprimet e Forcave të Armatosura kundër Greqisë, ndërsa nuk hezitoi të ngrejë edhe një herë çështjen e çmilitarizimit të ishujve të Egjeut.

Duke folur gjatë stërvitjes “Atdheu Blu” , ministri turk i Mbrojtjes deklaroi se “Traktati i Lozanës thotë se ishujt specifikë duhet të çmilitarizohen. Ka një marrëveshje, të gjithë ranë dakord dhe thanë “po”. Këta ishuj janë specifikë, emri i tyre dhe koordinatat e tyre, vendndodhjet e tyre. Ju keni militarizuar këto ishuj, 16 prej tyre. Ata na thonë “të mos flasim për këtë”… Po pse jo? Nëse po flasim për të drejtën ndërkombëtare, do të fillojmë me këtë çështje”.

“Kur këta ishuj militarizohen, atëherë askush nuk ka të drejtë të flasë kundër përpjekjeve mbrojtëse të Turqisë”, shtoi Hulusi Akar.

Me të njëjtën gjuhë Hulusi Akar është shfaqur edhe në intervistën që ka dhënë për rrjetin televiziv Haberturk. Këtë herë qëndrimi i tij kishte të bënte me programet e armatimit të Greqisë, duke theksuar se ato mjaftojnë për mbrojtjen, por nuk mjaftojnë nëse synojnë Turqinë.

“Greqia po përpiqet të krijojë disa aleanca. Por ne jemi tashmë aleatë në NATO. Gjithashtu në mënyrë të ekzagjeruar promovojnë programet e armatimit. Ne themi se nëse këto armatime janë për mbrojtjen e tyre ka shumë, por nëse janë të drejtuara ndaj Turqisë janë të pakta… Le ta sqarojmë këtë. Edhe gjendja e tyre financiare është e dhënë”, theksoi karakteristike ministri turk i Mbrojtjes.

“Mos u hapni oreksin me disa fjalime, sugjerime, presione, me BE-në apo me mbështetjen e disa vendeve. Ne u themi se do të bëjnë një gabim të madh. E bëjmë të qartë se nuk do të lejojmë të bëhet asgjë dhe jemi të aftë për këtë”, përfundoi ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!