Të gjithë mediat flasin për të, Osimhen udhëheq Napolin drejt fitoreve

schedule12:29 - 18 Tetor, 2021

schedule 12:29 - 18 Tetor, 2021

Çdo ditë që kalon vërehet se Napoli është i varur nga Victor Osimhen.

22-vjeçari vitin e kaluar ishte totalisht në hije kur u transferua në Itali, por sot është komplet një lojtar ndryshe.

8 gola në 9 ndeshje për sulmuesin e Napolit kur mesa duket fitorja e Napolit varet nga ai.

Të gjitha mediat italiane kanë thurur elozhe për të , madje dhe vlersimet janë nga ato më maksimalet.

“La Gazetta dello Sport” e nis mëngjesin me këtë titull :” Kërkon gjuajtje të fortë si Cavani? Apo do kërcim të lartë si Jordan? E thjeshtë , thërrit Osimneh!”

Tashmë në Itali nuk ka më dyshime, Victor Osimneh shtynë Napolin përpara , edhe pse një vit me vonesë. /abcnews.al/