Gjatë një ndërhyrjeje në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Arben Meçe ngriti disa shqetësime të forta lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe veçanërisht me SPAK-un.
Meçe theksoi se katër artikulimet e kreut të ri të SPAK Klodian Braho tregojnë se sa herë që institucionet dalin në skenë, SPAK vendoset përballë objektivave dhe problematikave që duhen adresuar. Ai u ndal veçanërisht tek dy çështje: urgjenca për lehtësimin e masave të rënda të sigurisë, të cilat sipas tij nxisin korrupsion, dhe mungesa e standardeve të qarta në përcaktimin e tyre.
Analisti vuri në dukje gjithashtu se gjatë seancës për zgjedhjen e kreut të SPAK, shumica e pyetjeve ishin formale, duke reflektuar një nivel shqetësues të institucionit.
“Katër artikulimet e qarta të Brahos është që sa herë ne të dalim do e vendosim SPAK, para këtyre katër objektivave, problematikave. Dua të kap dy probleme: është ajo e masave të rëndë të sigurisë, të zhvillohet menjëherë iniciativa për ta lehtësuar, sepse gjobat e rënda nxisin gjithmonë korrupsion. Është urgjente që të dalin kritere shumë të qarta për masën e sigurisë. E dyta, për herë të parë pashë që gjatë një seance për zgjedhjen e kreut të SPAK kishte pyetje, por 60% ishin pyetje sa për të plotësuar kohën. Ajo që më shqetësoi mua ishte niveli i atij institucioni. Të gjithë kanë frikë, por të gjithë në sistemin e drejtësisë kanë frikë prokurorët”, tha Meçe./abcnews.al

