Të gdhihesh në pediatri, në radhë disa orë pasi nuk ka mjekë

schedule15:25 - 11 Janar, 2022

schedule 15:25 - 11 Janar, 2022

Nga Ema Shazivari

Prindërit në pjesën më të madhe të rasteve, i drejtohen urgjencës pediatrike pa shkuar më parë në Qendrën Shëndetësore. Ata paraqiten pa një rekomandim të posaçëm. Radhët e krijuara mund të rrezikojnë fëmijët që kanë nevojë për të marrë ndihmën urgjente.

Jashtë dyerve të spitalit, prindërit presin radhën në të ftohtë, bashkë me fëmijët e sëmurë.

Kjo situatë shpesh krijon edhe tensione.

Kjo është një situatë e përsëritur prej vitesh. Qytetarët kërkojnë që të merren masa për shtimin e mjekëve, pasi në fundjave apo gjatë orëve të mbrëmjes, në Urgjencën Pediatrike ka vetëm dy mjekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!