Të dënuar për grabitje dhe plagosje, arratisen nga burgu dy të mitur në Kosovë

schedule22:26 - 28 Tetor, 2020

schedule 22:26 - 28 Tetor, 2020

Dy të burgosur janë arratisur pasditen e sotme nga burgu i Lipjanit të Kosovës.

Mësohet se bëhet fjalë për dy të mitur që ishin të dënuar me nga një vit burg për grabitje dhe plagosje.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35 të ditës së mërkurë.

Të arratisurit janë identifikuar si:

R. S , ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Grabitje.
A.K, ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor.

Sakaq Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe po hetohet ngjarja.

n.d./abcnews.al