“Të çmendur” pas “yllit” portugez, në Paris duan “magjinë” e Leao

schedule17:36 - 22 Dhjetor, 2024

schedule 17:36 - 22 Dhjetor, 2024

“Sirena” franceze për Rafael Leao, teksa sipas saportimeve më të fundit të mediave franceze, PSG ka piketuar portugezin e Milan si pasardhësin e Kylian Mbappe, i cili do të transferohet te Real dhe pritet që në merkaton e dimrit do të paraqesin një ofertë zyrtare.

Me operacionin do të merret vetë Luis Campos, drejtori sportiv i PSG-së, me 59-vjeçarin portugez, i cili është personi që e transferoi Leao te Lille në vitin 2018, megjithatë pritet ta ketë jo pak të vështirë, pasi në akordin e rinovimit të Leao me skuadrën e Milan është vendosur klauzola e shitjes së tij prej 175 milionë eurosh.

Shifër kjo që mund të konsiderohet tepër e lartë për portugezin, teksa këtë sezon ka arritur të shënoj vetëm 6 gola dhe të asistojë 6 herë shokët e tij të skuadrës në 20 sfidat e zhvilluara deri më tani në Serie A e Champions League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!