“Të bëhemi bashkë kundër Kurtit”, Berisha e Nushi të ashpër: Kosova s’ka pasur një situatë më të disfavorshme se sot

schedule16:48 - 23 Qershor, 2023

schedule 16:48 - 23 Qershor, 2023

KOSOVË– Acarimi i raporteve të kryeministrit Albin Kurti me faktorin ndërkombëtar po ndiqet me shqetësim të madh në opinioni publik në Kosovë. Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, u ndal fillimisht tek marshimi i ushtrisë së Kosovës në jug të Mitrovicës.

Ai tha se ky veprim është krejt normal, ndërsa shtoi se akte të tilla nuk mund të ndërmerren në pjesën e veriut, pa pasur një koordinim me KFOR-in.

“Forca e Ushtrisë ka detyrë të koordinohet me praninë ushtarët në Kosovë, vetëm kur është në pyetje intervenimi ushtarak në territorin, që sot quhen komunat në veri të Kosovë. Asnjë aktivitet tjetër, nuk është agjendë, që duhet të koordinohet. Punët stërvitore të forcës bëhen me asistencë të NATO-s”, tha ai Iseni.

Në lidhje me aspektin politik, deputeti i PDK-së theksoi se Kosova nuk ka pasur kurrë një situatë më të disfavorshme në raport me partnerët ndërkombëtarë. Kjo gjendja shtoi ai është pasojë e veprimeve të gabuara, që ka ndërmarrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Në aspektin politik. Kosova nuk ka pasur një situatë më të disfavorshme politikisht në raport me partnerët që na kanë ndihmuar të jemi sot shtet. Kjo është rezultat i politikave të gabuara të kësaj qeverie që kemi sot. Qasja e Kurti duhet parë në dy aspekte: Si tendencë për të zbatuar kushtetutshmërinë e kemi mbështetur dhe e mbështesin, si moskoordinohemi me partnerët nde kombëtare, ne nuk e mbështesim kurrë. Me veprimet e tyre po e ushqen interesin serb, dhe interesat gjeo-strategjike në rajon. Zgjedhjet janë zgjidhja ligjore e vetme. Zgjidhja duhet të bëhet me aleatët ndërkombëtarë”, tha ai.

Sekretar Organizativ i PSD-së Nol Nushi, tha se nuk janë kundër kompromisit, por pjesa që i shqetëson së tepërmi është kursi me të cilin synohet të arrihet ai. Ai shtoi në “Ballkan Update” se të gjithë duhet të bëhen bashkë kundër qeverisë së Albin Kurtit, por edhe marrëveshjes së Asosacionit. Sipas tij, kjo marrëveshje do të thellojë më tej ndarjet etnike, njësoj siç ka ndodhur në Bosnje dhe Herzegovinë.

“Unë s’jam, kundër kompromisit. Unë kam hallin cilin kompromis e ka zgjedh Kurti ta bëjë dhe me çfarë kosto, Kurti ka për të shkuar rrugës së Zajednicës, e cila ka për të qenë edhe me e keqe se ajo që është nënshkruar më 2015, kjo për shkak të aksioneve të Kurti në veri të vendit. Situata politike nuk do zgjidhet me polici. Kjo tentativa që politikën ta zëvendësojmë me polici, po na sjell më pak sovranitet. Ligj dhe kushtetutshmërinë kurrë më pak se sot nuk ka pasur në veri. Ne duhet të bëhemi bashkë kundër Kurti dhe  të bëhemi bashkë kundër marrëveshjes për asociacionin. Ai nuk i shërben Kosovës dhe ka për të thelluar ndarjen etnike”, theksoi ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!