Donika Loci është një nga stilistet më të mirënjohura në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo kujdeset më imazhin e shumë VIP-ave si Tayna, Ronela Hajati, Megi Pojani, Klea Huta, Dhurata Dora etj. Në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ajo tha se Tayna është bashkëpunëtori ku ajo beson verbërisht.
“Unë e kam gjetur muzën time dhe jam kujdesur që një ta kem në Shqipëri, një në Kosovë dhe jashtë. Çdokund do e kem një muzë timen dhe muza ime për Kosovë është Tayna. Unë stresohem kur punoj, ajo beson verbërisht tek unë.”.
Ermali e pyet për bashkëpunimet që ka me vajzat e Shqipërisë nëse janë të llastuara dhe e lodhin ndopak. “Gocat si Megi Pojani jo. Por disa goca të tjera më duket se kanë içik më komplekse se në Kosovë”.
Gjatë intervistës u ndalën tek debati që u krijua mes saj dhe Vjolës në programin Style Star. Donika theksoi se edhe tani nuk i vjen keq që bëri një koment të tillë, sepse nëse do e shikoje me vëmendje veshjen kishte detaje të StripClub.
“Nuk e di pse është gjykuar kjo pjesa ku i kam thënë unë vajzës që dukesh si stripclub, unë për vete nuk e gjyko.Nëse në Kosovë dhe Shqipëri keqkuptohet strip nëpër vendet e tjera është normale. E ka marrë shumë personale, por nuk ishte. Erdha të gjykoj, së pëlqeu veshja”.
A e teproi me etiketimin dhe si e gjykon ftohtë reagimin e saj? Koha për paqe? Merrni përgjigjet e saj për herë të parë e të fundit, në kanalin tonë në Youtube. /abcnews.al