Taylor Swift nderohet me çmimin “Gruaja e Dekadës”

schedule14:01 - 19 Nëntor, 2019

schedule14:01 - 19 Nëntor, 2019

Taylor Swift ,pasi u njoftua se do të marrë çmimin “Artistja e Dekadës” me 25 nëntor në American Music Awards 2019, do nderohet me një tjetër çmim.

Këngëtarja është e para artiste që do të vlerësohet me çmimin “Gruaja e Dekadës” nga Billboard.

Swift do të nderohet me këtë çmim në eventin Woman in Music Event 2019 në 12 dhjetor , në Hollywood Palladium në Los Angelos.

Më këtë çmim Swift vlerësohet si një nga artistet me të realizuar mbas viteve 2010.

Këngëtarja gjithashtu po nderohet për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave krijuese, edukimin muzikor ,programet e shkrim-leximit ,hulumtimet për kancerin etj.

Në 14-vjetorin e eventit do të nderohen dhe artistë të tjerë si : Brandie Carllie ,Nicky Minaj dhe Desiree Perez.

Pjesa tjetër e fituesve do të publikohet më vonë./abcnews.al