“Tavo për punë e Dule për sherr”, Rama himarjotëve: Mos u ndani mes Tiranës e Athinës

schedule15:12 - 28 Qershor, 2024

schedule 15:12 - 28 Qershor, 2024

“Si na qenka kjo që Himara na qenka, ca qenkan me Tiranën e ca qenkan me Athinën?”

Nga Dhërmiu, këtë të premte në shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për qytetarët Kryeministri Rama ndau sërish një mesazh për Greqinë, duke e quajtur Himarën një të vetme.

“Himara është e himarjotëve dhe himarjotët janë ata që janë. Janë në lirinë dhe në drejtën e tyre ta quajnë veten si duan, por sido që ta quajnë veten për nga origjina, në fund të ditës emrin e kanë himarjotë dhe Himara, si Tropoja, si Saranda, si Gjirokastra, si Vlora, si Durrësi është Shqipëri dhe të gjithë, të gjithë ata që jetojnë Himarë janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë.”, tha Rama.

Në vijim të procesit të përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara, Rama komentoi edhe ata që duan të ndajnë Himarën mes Tiranës e Athinës.

“Fytyra e Vangjel Dules. C’punë ka Dule në Himarë vec një qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe me çfarë të drejte i jep gojës për të nxitur përcarje e folur absurditete e marrëzira që nuk kanë lidhje fare me jetën e përditshme të himariotëve, shqiptarëve apo grekëve. Ato kanë lidhje vetëm me synimet e disa njerëzve të vegjël që kanë interesa përcarjeje që nuk i përkasin këtij shekulli por vijnë nga territore më të zymta të historisë. Është mirë që të gjithë ta fusin në kokë këtë. Himara nuk është për tu cuar andej apo këtej, apo për tu marrë këtu apo aty, por është për të qëndruar këtu. Nuk mund të bëhet shesh për përshesh”, shtoi ai.

Por kreu i qeverisë, u ndal edhe tek roli i prefektit të qarkut në këtë process.

“Doni Vangjel për punë ja ku e keni,(Vangjel Tavon) doni Vangjel për sherr, prisnin një Vangjel me vetulla të rënda që t;jua sjellë sherrin. Një nga arsyet pse po përmbyllet ky process është merita e Vangjel Tavos”, u shpreh kryeministri.

Në vazhdim të procesit për hipotekimin e shtëpive në Dhërmi u shpërndanë 789 tituj pronësie. Deri në fund të këtij viti synohen të shpԯrndahen 4 mijë cerfitikata të tilla./abcnews.al