Partia Socialiste i fton studentët të dialogojnë të enjten në kuvend me kryeministrin. Qëndrimin e dha kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla pas mbledhjes së grupit. Balla tha se mazhoraca synon realizimin e kërkesave të studentëve përmes modelit të bashkëqeverisjes, ndërsa deklaroi se militantë të PD ishin futur mes studentëve.
Duket se diçka do të ndodhë këtë javë në marrëdhënien Kryeministri-studentë.
“Të jeni të sigurt që kjo javë do jetë shumë e rëndësishme e fillimit të një faqe të re të një marrëdhënie të qëndrueshme dhe partneriteti të rëndësishme mes studentëve dhe qeverisë në funksion të asaj që Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një arsim të lartë të standardeve më të mira”.
Siguria që shpreh Taulant Balla tregon se urat e komunikimit janë vendosur ose shpreson që të ndodhë këtë javë. Pavarësisht ndjesive apo bindjeve të kryetarit të grupit parlamentar socialist ajo që duhet të dëgjojnë studentët në ditën e 13 të protestës është përsëritja mbi rëndësinë e dialogut.
“Dialogu me studentët për të tejkaluar tetë pikët, sepse tetë pikat nuk e zgjidhin problemin e Arsimit të Lartë dhe po ua them edhe studentëve që janë poshtë dritares, pot tani po shoh se në protestën me studentët janë dhe punonjës të Bashkisë Kamëz. E rëndësishme është që të kuptojmë se dialogu dhe bashkëqeverisja e mirëfilltë mes qeverisë dhe studentëve është mënyra me e mirë dhe ne kemi dhënë modelin më të mirë ditën e enjte dhe të premte, ku unë përsëri ju bëjë thirrje të gjithë studentëve nga shkodran e Vlora, Elbasan, Tiranë të vijnë në sallën e kuvendit për të dialoguar vetëm me kryeministrin dhe të jeni të sigurt jo tetë pikat por të gjitha kërkesat e studentëve. Ne e mbështesim kërkesat e studentëve”.
Këto qëndrime kryetari i grupit parlamentar socialist i shprehu pas mbledhjes me deputetët e mazhorancës. Vendimi që doli prej tyre është mbledhja e parlamentit ditën e enjte dhe të premte për të hedhur në votim Vettingun në politikë dhe dekreti i Presidentit Ilir Meta për buxhetin e vitit 2019, i cili e ktheu në Kuvend pas protestës së studentëve.
“Për sa i përket dekretit për buxhetin është e paparë dhe e pa dëgjuar që presidenti të kthejë buxhetin e shtetit. Buxheti është votuar me 3 dhjetor dhe kjo nuk ka të bëjë fare me çështjen e studentëve”./abcnews.al