Tatimi i profesioneve të lira/ Tabaku: Dorëzuam argumenta shtesë në Gjykatën Kushtetuese

schedule12:31 - 21 Maj, 2024

schedule 12:31 - 21 Maj, 2024

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtoj  në 18 qershor ankimimin  e grupeve të interesit në lidhje me tatimin e profesionistëve të lirë.

Deputeja Jorida Tabaku dorëzoi në këët institucion të tjera argument të cilat kërkojnë shfuqizimin e ligjit për tatimin e kësaj kategorie.

Tabaku theksoi se tatimi i profesioneve të lira ëshët cënim i sigurisë juridike.

Tabaku i kërkoi profesionistëve  që të kontribujonë më fakte në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar  këtë ligj.

Më shumë se 30 mijë do të jetë numri i profesionistë të lirë që do të paguajnë tatim mbi të ardhurat e tyre vjetore.

Të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!