Tatimet kontroll klubeve të Futbollit, pas zgjedhjes së kreut të FSHF

schedule13:54 - 15 Janar, 2018

schedule 13:54 - 15 Janar, 2018

Tatimet do të kontrollojnë klubet e futbollit në vend, por kjo do të ndodhë pas zhvillimit të zgjedhjeve për Presidentin e ri të Federatës  Shqiptare të Futbollit. Ministri i Financave Arben Ahmetaj sqaroi se kontrollet janë shtyrë në kohë me kërkesë të kryeministrit Rama me qëllim që të mos krijohen dritë-hije para zgjedhjeve.

“KLSH ka lënë rekomandim me shkrim që të bëhet një kontroll në klubet e futbollit dhe Drejtoria e Tatimeve e ka planifikuar. Ka qenë një kujdesje e Kryeministrit që do ishte e shëndetshme që kontrolli tatimor të shtyhej pas zgjehdjeve të FSHF-së, që të largojmë çdo dritë hije”- tha Ahmetaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!