“Tarifat e Trump, pak ndikim në Shqipëri”/ Hoti: Vendi ynë është kursyer për shkak të marrëdhënieve të afërta me SHBA

schedule18:32 - 3 Prill, 2025

schedule 18:32 - 3 Prill, 2025

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti thotë se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump kanë pak ndikim në Shqipëri.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Hoti u shpreh se vendi ynë është ndër më pak të prekurat, me tarifë 10 përqind, për shkak të aleancës me SHBA.

“Përveç Rusisë dhe Koresë së Veriut, sepse kanë sanksione. Shqipëria është klasifikuar te vendi me taksimin më të vogël 10 përqind, pra vendet që ka më shumë aleancë, është kursyer disi. Një nga arsyet. Kaq kishte Britania e Madhe, sa Shqipëria. Për vendin tonë nuk ka vend, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të madh. Amerikanët kanë investuar në sistemin e drejtësisë. Për vendin tonë nuk do ketë ndonjë ndikim, por thuhet se Shqipëria është kursyer. Pritet kundërpërgjigje kompakte nga BE. Evropa, Kina mund të veprojnë me modalitete të ndryshme tregtare. Vendet e tjera që do eksplorojnë vendet evropiane, aziatike, do kenë mekanizëm tjetër ekonomike. Edhe Kosova, favorizohet nga intepretimi ekonomik, si vend pro amerikan. Mark Rubio theksoi se ju inkurajojmë të rrisni shpenzimet e mbrojtjes dhe se ne nuk do të dalim nga NATO. Tani ne kemi kaluar në trajta reciprociteti. Ekonomikisht ka ardhur koha për ndërtimin e një reciprociteti. Do ketë një lloj çodoritjeje dhe të dyja palët do të kenë humbje:, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!