Tare: E ndiqja prej tre vitesh këtë lojtar, do na ndihmojë shumë në mesfushë

schedule22:38 - 25 Shtator, 2020

schedule 22:38 - 25 Shtator, 2020

Gonzalo Escalante është një nga goditjet e Lazios në merkato. Qendërmesfushori italo-argjentinas ishte pjesë e Eibar në pesë sezonet e fundit dhe zbarkoi në Romën bardhekaltër si lojtar me parametra zero.

27-vjeçari firmosi një kontratë 4-vjeçare me klubin e Serie A dhe do të përfitojë një rrogë prej 1.5 milion eurosh në sezon. Lazio e prezantoi sot lojtarin, të cilin Igli Tare, drejtori sportiv i klubit, e ndiqte prej një kohe të gjatë.

E ndjek prej një kohe të gjatë këtë lojtar, ka tre vite që e monitoroj me kujdes. Shfrytëzova rastin dhe ia dola ta sjell te Lazio. Escalante ka karakteristika që do të jenë të dobishme për mesfushën tonë.

Po flasim për një futbollist që mund të luajë në disa role të këtij reparti dhe do na ndihmojë shumë për të bërë rrotacion gjatë sezonit“, deklaroi vlonjati i Lazios gjatë prezantimit të lojtarit të ri. /abcnews.al