Tare analizon shortin dhe karikon Lazion: Grup i mirë, përballemi me të gjithë

schedule21:12 - 1 Tetor, 2020

schedule 21:12 - 1 Tetor, 2020

Zenit, Dortmund dhe Club Brugge. Këta janë kundërshtarët e Lazios në grupin F të Champions League dhe Igli Tare, drejtori sportiv i bardhekaltërve, ka dhënë mendimin e tij rresht shortit të ditës së sotme.

Një grup shumë i mirë në impaktin e parë, ekipi ynë mund të përballet me të gjithë këta rivalë. Dortmundi është një skuadër eksperte dhe është paraqitur shumë mirë me trajnerin e ri në vitet e fundit.

Ata luajnë një futboll shumë ofensiv dhe dhurojnë gjithmonë spektakël në këto kompeticione. Zenit? Një skuadër klasike ruse, shumë fizike. Braziliani Malcolm bën diferencën, teksa Dzyuba është një sulmues i bukur.

Kanë hasur disi vështirësi në merkato, por kanë eksperiencë në Champions. Club Brugge luan një futboll sulmues dhe të kënaqshëm. Kanë lojtarë interesantë, mesfushorët e tyre shënojnë gola dhe dhurojnë asiste.

Ky garim në Champions është një eksperiencë unike për ne. Lazio mund të rritet shumë nga garimi në grupe. Do përfitojmë shumë nga ky kompeticion, por duhet të zbresim në fushë me entuziazmin e duhur“, përfundon Tare. /abcnews.al