“Tapë”, u drejtoi armën policëve dhe u arratis, si u kap pas ndjekjes i riu me “Audi” në Kurbin

schedule09:26 - 28 Korrik, 2021

schedule 09:26 - 28 Korrik, 2021

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e djeshme ku u arrestuan dy vëllezërit Fation dhe Klodian Lika nga Kurbini. 

Policia thotë se 31-vjeçari Fation Lika drejtonte makinën në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë dhe i kanosi më pistoletë imituese, por pas disa minutash ndjekjeje është prangosur bashkë me vëllanë.

Sipas njoftimit të policisë Klodian Lika u konstatua në rrugën dytësore Milot-Mamurras që po kryente manovra të rrezikshme me makinën tip “Audi” dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. I bënë shenjë ndalimi, por  drejtuesi u largua me shpejtësi duke rrezikuar sipas policisë, jetën e efektivëve.

Pasi janë venë në ndjekje të tij, shërbimet e kanë konstatuar sërish në fshatin Malbardhë, Kurbin, drejtuesin e mjetit, i cili ka kundërshtuar shoqërimin, duke i drejtuar punonjësve të policisë një armë në dukje zjarri pistoletë dhe me ndihmën e një personi tjetër ka mundur të largohet” thotë policia.

Në ndihmë të Policisë Rrugore kanë shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, Forca Operacionale e Lezhës dhe shërbimet e Policisë Kurbin, të cilat kanë arritur të bëjnë identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të makinës Fation Lika me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, vjedhjes, kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë dhe Klodian Likës.

Gjatë kontrollit me alkoolmatësin (drager) ka rezultuar se Fation Lika drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u sekuestrua një pistoletë imituese, me të cilën ai dyshohet se kanosi punonjësit e policisë si dhe 2 automjete. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Kurbin, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!