Policia ndalon automjetin, 31-vjeçari e braktis në rrugë dhe ia mbath, kërcënon me armë

schedule22:12 - 27 Korrik, 2021

schedule 22:12 - 27 Korrik, 2021

Fation dhe Klodian Lika vëllezër me njëri-tjetrin janë shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme në aksin dytësor të rrugës Kurbin-Milot.

Blutë bëjnë me dije se pasditen e sotme i kanë bërë thirrje automjetit me targa AA250XM, që drejtohej nga Fation Lika që të ndalojë. Ky i fundit ka dalë nga makina duke ikur me shpejtësi, ndërsa në ecje e sipër ka kërcënuar me armë punonjësit e policisë rrugore.

Blutë kanë bërë të mundur shoqërimin e tij dhe të vëllait Klodian Lika. Aktualisht po kryhen hetimet në lidhje me këtë rast. m.v/abcnews.al