Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tanket çeke nisen drejt Ukrainës

schedule16:36 - 5 Prill, 2022

schedule 16:36 - 5 Prill, 2022

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës Çeke ka konfirmuar se vendi i saj do të dërgojë tanke në Ukrainë, për tu mbrojtur nga sulmet ruse.

Nëpërmjet një postimi në TWitter, Jana Cernochova deklaroi se vendi i saj po dërgon në Ukrainë, pajisje bazike ushtarake.

Ajo njoftoi se Çekia po nis në Ukrainë tanke të tipit T-72 dhe automjete të blinduara.



Megjithatë ministrja çeke tha se nuk do të japë më shumë detaje në lidhje me dërgesën ushtarake, për të mos dhënë informacion të dobishëm për armikun e Ukrainës, ushtrinë ruse.

The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të mbrojtjes çeke dhe sllovake, tha se kjo është hera e parë që një vend i huaj i siguron Ukrainës tanke që nga fillimi i luftës me Rusinë.

Më parë, faqja e lajmeve çeke Echo24 tha se ngarkesa përbëhej nga disa dhjetëra tanke luftarake të epokës sovjetike T-72, të pamodernizuara, si dhe automjete luftarake BMP-1 që më parë i përkisnin rezervave aktive të Ushtrisë Çeke./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!