“Tani është momenti që të shkoj në shtrat”, Biden i lodhur i lë gazetarët pa përgjigje

schedule09:16 - 11 Shtator, 2023

schedule 09:16 - 11 Shtator, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden në konferencën për mediat të zhvilluara pas takimit me kreun e Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyen Phu Trong është shfaqur i lodhur dhe i përgjumur.

Mediat e huaja shkruajnë se Biden doli 30 minuta me vonesë para përfaqësuesve të shtypit dhe gjatë fjalës së tij kishte shenja lodhje dhe shpesh herë nuk kuptonte dhe pyetjet por ja vuri fajin zhurmës që ndjente aty.

Ndërkaq pasi u përgjigj edhe një pyetje që ai e cilësoi sit ë fundit, Biden tha se tashm,ë për atë ishte koha për të shkuar në shtrat.

“Nuk e di për ju, por po shkoj në shtrat tani”, ka thënë presidenti amerikan.

Biden është presidenti më i vjetër i SHBA-së në historinë e kombit dhe po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, por mosha e tij ka nxitur prej kohësh debatin nëse ai është në lartësinë e detyrës së zyrës më të lartë të vendit, me kandidatët republikanë që vënë në pikëpyetje fizike dhe gjendje mendore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!