Edin Dzeko është një nga pesë lojtarët e infektuar me Covid-19 te Roma. Goleadori boshnjak rezultoi pozitiv më 6 nëntor dhe prej asaj dite vazhdon të qëndrojë i izoluar.
Sulmuesi ka kryer dy tamponë të tjerë prej atij momenti dhe në të dy rastet përgjigja ka qenë pozitive. Sot i është nënshtruar testit të tretë dhe përgjigja është e njëjtë si më parë.
34-vjeçari humbet në këtë mënyrë sfidën ndaj Parmës në kampionët, që luhet ditën e diel (22 nëntor) në stadiumin “Olimpico”.
Përveç “gjigantit” të sulmit, te Roma vazhdojnë betejën ndaj koronavirusit edhe Marash Kumbulla, Federico Fazio, Davide Santon dhe Lorenzo Pellegrini. /abcnews.al