Talenti i City dhe rinovimi me Modric, Real Madrid me plane të qarta

schedule09:17 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 09:17 - 27 Dhjetor, 2020

Real Madrid po mendon për merkaton dhe misioni i tyre i parë është rinovimi i kontratave. Çështja e Sergio Ramos mbetet ende pezull, por ka lajme të mira në lidhje me mesfushorin kroat, Luka Modric.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2018 është pjesë e planeve të kampionëve të Spanjës dhe nga ana tjetër edhe vetë lojtari dëshiron të qëndrojë. Palët janë në rrugë të mbarë dhe mbetet që të nënshkruhet kontrata, për të konfirmuar ndjenjën e mirë mes palëve.

Nga Anglia ndërkohë raportojnë se Reali po planifikon të transferojë një nga talentet më të mëdha të Manxhester City. “Mirror” shkruan se spanjollëve po u rritet besimi se mund ta shkëpusin nga “Qytetarët” mesfushorin me tipare sulmuese, Phil Foden.

20-vjeçari dëshiron më shumë minuta dhe nëse Reali i ofron një rol të rëndësishëm dhe besimin se do jetë titullar, sigurisht që ai do e mendonte mirë. Vjet, nga 23 ndeshje në Premier League ai luajti vetëm nëntë herë si titullar, kurse këtë sezon në 10 takime gjysmën i ka nisur nga fillimi dhe ka shënuar dy gola. /abcnews.al

 

Foden dhe Guardiola