Taksistët e Elbasanit në protestë: Vijnë na konkurrojnë nga fshatrat

schedule11:33 - 18 Shkurt, 2022

schedule 11:33 - 18 Shkurt, 2022

Një përdorues makine prej disa ditësh po e blen karburantin me çmim rekord, gati 200 lekë për litër.Për drejtuesit e furgonëve dhe taksive, kjo është e papërballueshme, duke paralajmëruar falimentimin e tyre. Teksa pohojnë se janë në prag falimentimi taksistët në Elbasan janë ngritur sot në protestë. Ata  thonë se ende nuk e kanë rritur cmimin e udhëtimit , pasi kjo do të ndikonte në braktisjen e këtij shërbimi nga qytetarët,ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit nëpërmjet mekanizmave të tij.

Ka shumë makina që punojnë taksi në të zezë dhe na marrin punën. Nga autoritetet nuk kemi ndonëj përgjigje që mund të na jape zgjidhje. Karburantet tani kanë shkuar në maksimum, por ne i kemi mbajtur çmimet njëlloj”, shprehet një taksist.

Taksistët në Elbasan ankohen edhe për një sërë problemesh të tjera sikundër është konkurenca e pandershme dhe sjellja e bashkisë së Tiranës kur ata dërgojnë pasagjer në kryeqytet. Sipas tyre kthimi në Elbasan duhet të jetë bosh.

Kemi problem kryesor me taksitë e fshatrave, të cilët vijnë si taksi, na zënë vendet, mbarojnë punët e tyre dhe ikin duke mos na lënë të punojnë. Ka pensionistë që vazhdojnë të punojnë taksi, ndërkohë që duhej të kishin ikur”, vijon një tjetër taksist.

Rritja e çmimit nuk dihet kur ndalet, por ajo që dihet është se kjo po rëndon direkt në xhepat e konsumatrëve.Goditjen më të madhe transporti rrugor e ka pësuar pas shfaqes së pandemisë. Në krahasim me shtetet e tjera të Evropës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!