Përgatitjet për vendin ku do të paguhet taksa e Rrugës së Kombit janë në fund, por kompania përkatëse nuk ka njoftuar kur do të nisë mbledhja e saj. Ndërkohë janë duke u bërë testet për aparaturat dhe sportelet e pagesës.
Po punohet me ritme të shpejta. Shumë makineri, punonjës dhe ekipe të ndara sipas profileve. Paralelisht specialistet e IT po bëjnë testet për aparaturat dhe trarët e sporteleve të pagesës.
U fol se aplikimi do të niste këtë dielë, por drejtuesit e koncorsiumit ende nuk kanë një datë të saktë. Për çdo kalim për mjetet e vogla autovetura, pagesa do të jetë 5 euro. Kurse për mjetet e tjera variojnë me çmime nga 12 deri në 20 euro. Të përjashtuara nga taksat do të jenë patrullat e policisë rrugore, shërbimet zjarrfikëse dhe autoambulancat.
Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata