Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit që pati me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në Kryesinë e Kuvendit.
Ajo që bie në sy në postimin e kryediplomates amerikane në llogarinë e saj në Twitter, është se ajo i referohet Alibeajt si kryetar i komanduar i PD-së. Pra nuk e ka takuar Alibeajn në cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar por vijon ta njohë si kryetar të komanduar të PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
1/2 Very good discussion today w/ @pdshqiperi Acting Chair & Floor Leader @enkelejdalibeaj on wide range of issues. ?? has had a strong, special relationship with PD from its birth. We value this relationship & PD’s indispensable role for ?? – we hope both will only get stronger. pic.twitter.com/r9ie2mA55Y
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 5, 2022
Ambasadorja bën të ditur se me Enkelejd Alibeajn diskutuan për një sërë çështjes. Ndërsa shton se SHBA ka një marrëdhënie të fortë dhe speciale me PD “që nga lindja e saj”
“Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie me PD dhe rolin e saj të domosdoshëm për Shqipërinë, dhe shpresoj që vetëm sa të bëhet më e fortë.”
Në përfundim të postimit të saj diplomatja amerikane bën thirrje “për të ecur përpara dhe jo pas.”
“SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”
Kujtojmë se pasi gjykata e Tiranës njohu ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit kontrollin e Selisë Blu e ka marrë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. Dhe anëtarë të këtij komisioni thonë se me miratimin e ndryshimeve, Enkelejd Alibeaj mbetet vetëm Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, pasi nga çdo post tjetër është i shkarkuar. Nga ana tjetër ky i fundit ka ankimuar vendimin e gjykatës në Apel, gjë që është hedhur poshtë nga “Rithemelimi” të cilët kanë deklaruar se ankimimi mund të bëhet vetëm nga palët në proces.
Duke iu referuar si ushtrues i detyrës së kryetarit të PD, Yuri Kim tregon kështu se vijon të njohë si drejtues të demokratëve vetëm Alibeajn dhe jo anëtarët e “Rithemelimit.” /abcnews.al/