Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Takimin me komisioneren e BE, Basha i përgjigjet Ramës: I habitshëm nervozizmi i tij

schedule14:14 - 23 Mars, 2021

schedule 14:14 - 23 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociali i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama për sa i përket takimit që ai kishte online me Komisioneren e BE-së, për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela.

Basha shkruan se nervozizmi i Ramës është i habitshëm. Ai ka shtuar se Shqipëria pa u afruar me BE nuk do të bëjë dot përpara. Sipas Bashës Rama, për 8 vjet nuk bëri asgjë për të afruar integrimin.



Basha i përgjigjet Ramës:
I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.
Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.

Më herët, kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kreu të PD-së dhe ndaj Komisioneres së BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela, ku kjo e fundi pati një tryezë diskutimi me Bashën.

Rama ka kërkuar që Brukseli duhet të porosisë komisionerët që të mos harxhojnë kohën e punës për të bërë video elektorale me kreun e PD-së.

Sipas Ramës, Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe sipas tij pret që ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e ka gabim. E.L./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!