Takimi Vuçiç-Kurti, reagon Lajçak: Nuk ishte e lehtë, duhet ta tejkalojmë të shkuarën

schedule14:53 - 15 Qershor, 2021

schedule 14:53 - 15 Qershor, 2021

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se takimi i së martës në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç nuk ka qenë i lehtë, mirëpo është e rëndësishme që takimi është zhvilluar . Ai ka deklaruar se procesi i dialogut do të vazhdojë para fundit të korrikut.

“Takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç nuk ka qenë i lehtë, megjithatë është e rëndësishme që takimi është zhvilluar. Të dy liderët kanë pasur deklarata të sinqerta rreth asaj se çfarë duan palët nga dialogu. Për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër përveç normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Blloku evropian, bashkë me popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë, kanë pritshmëri të larta nga të dy liderët, që të tejkalojnë trashëgiminë e së kaluarës dhe ta shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes evropiane”, tha Lajcak. e.l/abcnews.al/