Takimi përmbyllës në Tiranë, Rama: Fitorja e “14 Majit” do të jetë një fitore që nuk do ta harroni kurrë

schedule20:19 - 11 Maj, 2023

schedule 20:19 - 11 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës së fushatës në Tiranë, tha se kryeqyteti ka hyrë në një shpejtësi transformimi të jashtëzakonshëm.

Ai tha se në këtë fushatë në të gjithë vendin, PS ka pasur me vete pasqyrën e punëve të mira. Rama theksoi se Tirana kurrë nuk ka qenë një destinacion turistik, por sot është një nga qytetet kryesore që tërheq turistike, duke sjellë po ashtu edhe më shumë vende pune dhe më shumë siguri.

Kryeministri tha se turistët më shumë se sa hotelet në Tiranë, preferojnë apartamentet dhe familjet që kanë apartamentet, por marrin sot të ardhura që nuk e kishin menduar kurrë më parë dhe qeveria nuk po i ngarkon me taksa.

Nuk munguan edhe fjalët për dyshen Berisha – Meta, për të cilët ritheksoi se janë e shkuara dhe se nuk janë të dëshiruar nga SHBA dhe Amerika.

Në fund ai përmendi edhe rastin e deklaratës së kandidat të BF për Bashkinë e Himarës i cili tha se do ta helenizojë atë, duke u shprehur se ai është një maskara që e ka nxjerr kokën nga gjirizat e historisë më të errët  dhe se nuk ka të bëjë me marrëdhënien mes dy vendeve sot.

 

Fjala e Ramës

Lali Eri, foli në emër të kryetarëve të Tiranës, unë do flas në emër të katunarëve të Tiranës dhe do mundohem që mos përsëris ato që tha Lali, por vetëm të shtoj disa gjëra.

Duke e nisur nga një detaj shumë i vogël, por domethënës, pritat presidentin e Polonisë dhe më tha kam qenë këtu në 2019 dhe nuk e besoj dot që është i njëjti qytet.

Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm, të cilin patjetër që shkëputen në kohë e lexojnë më shpejt. E rëndësishme është që Tirana bëhet e mundësive të reja dhe për Shqipërinë bëhet motori i zhvillimit të një ekonomie të re.

Sot Tirana ka ende shumë rrugë për të bërë, por e ardhmja nuk është më një pikëpyetje, por është përballë nesh dhe gjithmonë e më afër.

Me vjen shumë mirë që në këtë fushatë, e kemi pasur me vete pasqyrën e punëve kudo ku kemi shkuar dhe punët na kanë ndihmuar që fjalët të mos jenë siç ishin në fillim, por të jenë të mbështetura në realitetin e jetës së përditshme,  e cila nuk është e lehtë dhe jam i vetëdijshëm, por ama ka filluar të bëhet një jetë e cila përtej vështirësive shohin shpresë.

Përtej vështirësive të mëdha, kemi hyrë një ciklin njëvjeçar të rritjes historike të pagave edhe kemi hyrë në procesin e një ambicie, për të bërë Shqipërinë, vendin ku pagat janë në nivelin më të lartë të Rajonit dhe ku paga mesatare të shkojë në 900 euro, në prillin e ardhshëm. Për këtë janë dëshmitarë mjekët specialistë.

Si një nga ata që ka marrë shërbim në spitalin publik, mund të them që nuk ka asnjë dallim nga ai privat.

Rritja e pagave për bluzat e bardha do të vazhdojë, për t’u bërë më të mirëpaguarit në rajon. E njëjta gjë për të gjithë shërbëtorët e tjerë publik. Rritja e pagave në sektorin publik, është një ambicie për rritjen e pagës edhe në atë  privat.

Përtej parashikimeve ne kemi rritur pagën minIMale në 40 mijë lekë dhe do të bëhet 45 mijë brenda këtij mandati dhe pa shkuar në 60 mijë lekë ne nuk e konsiderojmë detyrën tonë të përmbushur.

Sot ne kemi rritur të ardhurat për frymë, nga 3.300 euro në 6.300 euro dhe pa e çuar në 10 mijë euro nuk e konsiderojmë të përmbushur detyrën tonë.

Ndërveprimi qeveri – bashki i domosdoshëm për rritjen e mirëqënies së qytetarëve dhe vendit.

Investimi në bukuri dhe krijimin e kushteve, nuk është kurrë fasadë, kurrë propagandë, por është ekonomi dhe sot më mirë flasin të ardhurat.

Tirana që kur ne e nisëm këtë përpjekje ishte vendi që sigurisht vinin njerëz nga jashtë se kishin punët e tyre, por Tirana nuk ka qenë asnjëherë një destinacion turistik dhe sot Tirana është  fuqia më e madhe tërheqëse e turistëve, që do të thotë më shumë ekonomi, më shumë të ardhura.

Numri i hoteleve në Tiranë që janë ndërtuar dhe po ndërtohen është mbreslënës. Fuqia më e madhe tërheqëse e turisteve në Tiranë nuk janë hotelet, por apartamentet dhe mijëra apartamentet që sot shërbejnë për të mikëpritur turistë dhe familjet  që kanë ato apartamente fitojnë sot të ardhura që kurrë nuk i kishin imagjinuar.

Këta familje nuk kanë peshë fiskale dhe nuk do të kenë për një periudhë të caktuar. Ajo që dua të shtoj është fakti se Tirana sot nuk është ajo kam drejtuar unë, është shumë më e madhe. Nuk është vetëm qyteti i rrethuar nga komunat.  Tirana mbaronte tek Astiri, Bulevardi i Ri, Kinostudio, sot Tirana shtrihet deri në Ndroq, Zall Bastar, Dajt dhe potencialet e kësaj Tirana janë ende të gjitha për t’u zbuluar dhe për t’u vënë në dispozicion për rritjen ekonomike.

Si banor periferish, unë ju them që ky kryeqytet sot nuk është më ai që ishte, një qytet në fillim i varrosur në paligjshmëri , as ai qyteti që filloi të ecte përpara, ky është sot kryeqyteti i krenarisë tonë kombëtare. Unë dua t’ju them banorëve që do të votojnë, që sot është shumë e rëndësishme se vota e 14 maj nuk është vetëm për kryetarin e bashkisë, por vota e 14 maj është për të vendosur se si do të jetë e nesërmja e vendit tonë në raport me veten dhe aleatët tanë.

Vota e 14 majit është më shumë një test karakteri për zgjedhësit e djathtë, se sa një test fitoreje për zgjedhësit e majtë.

PS, testin e fitores jemi të bindur që e kapërcejmë pa ndihmën e të tjerëve dhe në 14 maj, Lali Eri do të bëhet përsëri kryetari  ynë i bashkisë, me diferencën më të thellë të tre mandateve të tij, por kjo nuk mjafton. Kjo nuk mjafton për Tiranën dhe për Shqipërinë, për këta ka shumë rëndësi testi karakterit i të djathtëve.

Të djathë nëse vendosni mos votoni Lali Erin me 14 Maj, çfarë do të bëni? Ky është një test edhe me flamurin kuqezi, që ne e kemi udhërrëfyesin tonë në punën e përditshme dhe në punët e jashtme.

Për këtë flamurin tonë që e kemi ngritur me lartë seç ka qenë ndonjëherë, për këtë flamur që sot qëndron bashkë me pak të tjerë në tryezën e Këshillit të Sigurimit.

Për këtë flamurin tonë, që ishte flamuri i presidencës së OSBE-së, për këtë flamurin që u bë simboli i mikëpritjes së samitit të BE që për herë të parë doli nga kufinjtë dhe erdhi në Tiranë, për të bërë një takim historik për të ardhmen e përbashkët të BE dhe Ballkanit, për këtë flamur që do të ngrihet për të pritur samitin e Berlinit.

Pyetja që duhet t’i bëjnë të djathtët vetës është pse u ndanë shqiptarët në dy flamuj. Një arsye ishte kryesore se ata donin Amerikën dhe perëndimin dhe jo lindjen. Kjo e thënë shumë thjeshtë, tani ça duhet të mendojnë zgjedhësit e djathtë në 14 maj, ata duhet të mendojnë që në 14 maj, nuk janë të detyruar të vijnë dhe të votojnë, por ama duhet të kenë shumë kujdes që të mos të vijnë të votojnë për ata që janë problemi i Amerikës dhe i perëndimit, sepse Amerika dhe perëndimi që na kanë mbështetur ne dhe që mbështesin këtë vend, e kanë bërë të ditur që këtë individ që e keni pasur president, që e keni pasur kryeministër, ju lutemi shumë mos na e nxirrni më para syve se na prishet qejfi.

Unë ju jap një këshillë, zgjedhësve të djathtë që nuk janë pjesë e kopesë në lëkurën e tyre e kanë vënë në dispozicion të likefloririt, por i them atyre që nuk kanë votën për të djathtën për të marrë një të mirë materiale, që përpara se të vendosin se çdo bëjnë më 14 maj të marrin fotografinë e një anëtari të familjes që kanë  kaluar komunizmin. Në 14 maj kur të mbarojë votimi aleatët tanë nuk do shohin sa vota ka PS, por do të presin se sa shqiptarë nuk e kanë kuptuar akoma se çfarë po themi, që kjo hije që i ka hipur në qafë opozitës, nuk është në asnjë mënyrë, në asnjë formë, i pranueshëm.

Që këta janë të padenjë për miqtë për aleatët, se nuk ju hapet asnjë derë dhe të vetme dyer që ju hapen janë dyert e atyre familjeve që akoma vështirësi të ndahen prej tyre.

Nëse duan një provë këta, janë ku e kanë, e kanë në Himarë, shikoni ca ndodh në Himarë ku PS dhe PD në vitet 90, u bashkuan bashkë ndërkohë që në gjithë Shqipërinë ziheshin, në Himarë vajtën bashkë, për të rinjtë që nuk e dinë. Vajtën bashkë, çuan një kandidat të përbashkët, pari dhe i fundit kandidat i përbashkët, pse e bënë këtë, sepse doli dikush i cili krahasuar me këtë maskarain, ishte zotni burrë, por ama që u shfaq me farën e përçarjes, me farën e një historie shumë të keqe, dalë nga skutat më të errëta, që s’ka lidhje fare me marrëdhëniet tona. Popujt tanë, janë popuj vëllezër, ndërsa këta që nxjerrin kokën si minj nga gjiricat e historisë dhe shfaqen në territorin e Shqipërisë për t’i fryrë zjarrit, këta nuk ka lidhje fare me atë që janë marrëdhëniet tona, qoftë në territor. Si ka mundësi që të këtë mi, të dalë nga gjiracat e historisë më të keqe, e vënë kandidat këta të dy, e vë kandidat faqia e zezë e Shqipërisë.

Jo vetëm e vënë kandidat, por e mbështesin atë idiot me idenë e tij për të helenizuar Himarën.

E para punës, e them për të gjithë, çështjen e pronave në Himarë e bëri lesh e li faqa e zezë kur ishte në pushtet. Pronarë dolën ata që nuk e kishin parë ndonjëherë detin me sy. Çështja e pronave është rregulluar nga ne, falë bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë.

Tani po i them këtu, dy njerëzve që quhet Spiro Koka, dhe Napolon Cakalli që janë sekserë, që kërcënojnë shqiptarët, që mbas 14 Majit unë do të merren personalisht me ata të dy dhe i them të gjithë emigratëve që duan të votojnë në Himarë, jeni të lirë të vini dhe të votoni për kë të doni, por ama askush nuk duhet ta çojë nëpër mend që ka njeri që i prek atyre letrat e emigracionit, sepse avokati më i madh i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe PS dhe avokati më i madh i komunitetit shqiptar në Greqi jam unë dhe PS.

Fitorja e 14 Maj, do të jetë një fitore që nuk do ta harroni kurrë. r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!