Kryeministri Edi Rama ka shprehur falenderimet e tij për presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, teksa këtë të enjte në Moldavi, ata ndërmjetësuan një takim me presidentes së Kosovës,. Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Macron dhe Scholz kanë treguar shpirtin e tyre të madh evropian.
“Nuk mund të falënderoj sa duhet Emmanuel Macron dhe kancelarin Scholz për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit Kosovë-Serbi! Duke i parë ata të ulur me aq respekt me të dyja palët në përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd tregon gjithçka për shpirtin e tyre të madh evropian. Faleminderit!”, shkroi Rama në Twitter.
I can’t thank @EmmanuelMacron and @Bundeskanzler enough for what they are doing to finalize the Kosovo-Serbia normalization process! Watching them sit so respectfully with both sides in an effort to solve an absurd conflict says it all about their great European spirit.Thank you! pic.twitter.com/4TJ0QSv5DM
— Edi Rama (@ediramaal) June 1, 2023
Ndërkaq, Bashkimi Europian ia ka bërë të qartë Serbisë dhe Kosovës se duhet të plotësojnë tre kërkesa për të qetësuar situatën në veri të Kosovës, në të kundërt do të ketë pasoja të rënda për të dyja palët.
Në përfundim të takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Josep Borrell ka njoftuar se ndërkombëtarët kanë tre kërkesa të qarta.
Në një postim në Twitter, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian kërkon zgjedhje të reja në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje si dhe nisjen e punës për krijimin e Asociacionit./abcnews.al