Takimi në Shtëpinë e Bardhë dhe Samiti në Londër/ “BE u zgjua me vonesë”, Nazarko: Konflikti mund të zgjidhet nga SHBA

schedule13:38 - 3 Mars, 2025

schedule 13:38 - 3 Mars, 2025

Një javë e tensionuar dhe e angazhuar me takime të shoqëruara me presion, ishte java e sapo lënë pas. Një takimi mes presidentit Volodymir Zelensky dhe Donald Trump, u shoqëruar me tensione, për të vijuar më pas edhe me Samitin e liderëve europianë të zhvilluar në Londër, në mbështetje të Ukrainës.

Në një intervistë në “News Line”, në ABC News, analisti Mentor Nazarko, komentoi këto zhvillime të politikë në botë.

Ai u shpreh se SHBA do të luajë rolin e ndërmjetësit që sipas tij nënkupton armëpushimin dhe një plan paqeje që është harmonizuar me SHBA dhe BE.

“BE është e vendosur të bëjë gjithçka mundet për të ndikuar pozitivisht në dhënien fund të konfliktit në Ukrainë. Ky zgjim i BE është produkt i një qasje të re që vjen nga SHBA me ardhjen e presidentit Trump”, u shpreh ai.

Më tej theksoi se përpjekjet e Bashkimit Europian, janë të koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky mobilizim mund të përshkruhet me fjalët e Donald Tusk i cili tha “se në gjithë këtë që po ndodh 500 milionë evropianë, i bëjnë thirrje 300 milionë amerikanëve ta mbrojnë nga 140 milionë rusë”. Fakti që po arrin këtë nivele mobilizimi, nuk do të thotë që përpjekjet e kësaj organizate janë të pakoordinuara me SHBA. Në lidhje me rolin amerikan duhet të sqarojmë se mungon leximi realist i asaj që ndodhi. SHBA, administrata e re janë koherentë me qasjen e tyre, “duhet të imponojmë paqen me çdo kusht”. Një konflikt mes Ukrainës dhe Rusisë nuk mund ta zgjidhë asnjë palë tjetër veëse SHBA, dhe SHBA po i lejon vetes të ketë edhe kritika në publik ndaj Ukrainas”.

Më tej analisti Nazarko theksoi se: “SHBA kanë qenë janë dhe do të jenë në krah të Ukrainës, sepse vazhdojnë ta furnizojnë me armë, por SHBA publikisht, po demonstrojnë një distancim nga Ukraina, për të qenë të besueshëm apo për t’i ruajtur “dinjitetin” Rusisë. Në komunikimin publik duhet të ruhet një gjuhë që nuk e atakon atë”.

Në analizën e tij, Nazarko, ritheksoi se nga zhvillimet e fundit, duket se qasja do shkojmë drejt një armëpushimi si fillim dhe më pas të një plani paqeje.

“Për marrëveshjen e mineraleve, janë të nënkuptuara garancitë e sigurisë. Imagjinohet që për shfrytëzimin e këtyre mineraleve të rralla, të ketë kompani amerikane. Kompanitë amerikane nuk mund të veprojnë të shqetësuara nga bombardime. Në kërkim të këtyre mineraleve do të jenë edhe rusët. Rusët i kanë kërkuar SHBA që të shfrytëzojë aftësitë e saj edhe në territorin rus. Është një plan i madh që SHBA po imponohen edhe përkundrejt Rusisë. Gjithçka ndodhi është tregues i qartë që ky është qëndrimi i administratës amerikane. Ndoshta JD Vens në një përpjekje për të treguar protagonizëm e nxiti përplasjen e debatit. Por ky është nj qëndrim i kësaj administrate i përpunuar, ata duan paqe, me gjasë duan dobësimin e lobeve që shesin apo prodhojnë armë.

Presidenti Zelensky duket se nuk e ka dashur armëpushimin. Ai është parë si pengues për armëpushimin është Zelensky që synon që të rrisë kuotat e veta elektorale duke treguar forcë edhe përkundrejt SHBA, Por dje ka shprehur gatishmëri për të kontribuar për armëpushimin…”, tha ndër të tjera Nazarko.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!