Takimi në selinë e PD, Mediu zbulon në ABC çfarë diskutoi me Bashën: Humbi Shqipëria, fitoi regjimi

schedule21:12 - 4 Maj, 2021

schedule 21:12 - 4 Maj, 2021

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zbardhur në “Log.” në ABC takimin me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu mbrëmjen e sotme. Mediu deklaroi se opozita është në një angazhim të përbashkët për faktimin e vjedhjes së zgjedhjeve.

Ai shtoi se do të ketë një hetim të të gjitha fakteve të mbledhura dhe më pas do të ketë një qëndrim zyrtar në lidhje me atë që ka ndodhur më 25 Prill.

“Të gjithë i takova. Jemi në një angazhim të përbashkët. Ishte një diskutim që bëmë për procesin e manipulimit të zgjedhjeve ku secili nga ne është i involvuar. Ajo që ka humbur sot është Shqipëria. Ka fituar një regjim i korruptuar që ka shpërbërë shtetin, vlerat dhe traditat e kësaj shoqërie dhe ka goditur vlerat e individit.

Unë nuk njoh asnjë manipulim qoftë edhe të një vote të vetme. Kur të dalë rezultati i asaj që ka ndodhur në Shqipëri do të ketë një qëndrim në lidhje me këtë çështje. Jemi në proces të këtij manipulimi të madh që ka ndodhur”, u shpreh Mediu./mv.abcnews.al