Strategjia opozitare, Mediu i shkon Bashës në zyrë

schedule20:10 - 4 Maj, 2021

schedule 20:10 - 4 Maj, 2021

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi në selinë blu një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Menjëherë pas takimit që lideri demokrat kishte me deputetët e rinj, por edhe ata që nuk arritën që të ishin pjesë e listës fituese, shkallët e PD-së i ngjiti aleati tradicional i së djathtës duke u drejtuar për te zyra e Bashës.

Lexo edhe: Zgjedhjet s’i njeh, Basha: Betejën e vazhdojmë në Parlament. Marku: Të nisim protestat

Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit nuk i njeh, pasi sipas tij janë manipuluar, por ka konfirmuar se betejën do ta vazhdojnë në shtator në Kuvend. Brenda grupit të ri parlamentar ka pasur edhe qëndrime të forta, teksa Mark Marku kërkoi që të nisë vala e protestave kundër qeverisë./ db/ Abcnews.al