I ftuar në studion e ABC News ka qenë i ftuar analisti, Mentor Nazarko, i cili ka folur për situatën aktuale në Kosovë.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme ka pasur një takim në ambasadën amerikane në Kosovë, ku të pranishëm kanë qenë serb të Kosovës dhe përfaqësues të qeverisë.
Nazarko u shpreh se ky hap është një tregues i qartë i angazhimit të SHBA-së për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë dhe për ta mbyllur njëherë e mirë këtë vatër problematike në rajon.
Deklarata e ambasadorit amerikan në lidhje me zhvillimet në Prishtinë, duket sikur SHBA po tentojnë me forcë të japin garanci, për të shëruar merakun e krijuar në politikën kosovare.
“Shiko jo vetëm ambasadori i dha zë asaj bisede që u bë në ambasadë ku ishin të ftuar serb të këtij shteti nga përfaqësues të qeverisë, dialog e cila u zhvillua sipas formulës së fshehtë ku del përmbajtja, por nuk thuhet kush tha çfarë dhe një bisedë e cila për mua duhej zhvilluar më parë. Një model komunikimi ku palët paraqesin pikëpamjet e tyre dhe tentohet të arrihet pozicioni i përbashkët se si do të duhet të duket asociacioni i komunave.
Në të vërtetë nuk ka gjatë këtyre viteve nga 2015, politika kosovare nuk ka ndërmarrë ato hapa që janë detyrim ndërkombëtar për të hartuar një statut i cili duhet të miratohej nga komunat me shumicë serbe dhe të jetësohej.
Ky hap që po bëhet sot mund të ishte bërë para 8 vitesh, por është tregues i qatë i angazhimit amerikan që duke parë që për marrëveshje e përgjithshme ka një lloj pranimi si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Tani po shkohet te formula ku Kosova implementoi osociacionin dhe pastaj të kemi kthimin e serbëve në institucionet kosovare më pas të arrihet në marrëveshjen franko-gjermane.
Ky hap që ndodhi sot është një Hap i rëndësishëm përpara, hap presioni ndaj Kurtit, të paktën kështu është para nga kolegët e mi në Prishtinë,” u shpreh fillimisht analisti.
Sa i përket hezitimit të Kurtit për të pranuar këtë marrëveshje, Nazarko shprehet se ai për kërkon të ruajë një koherencë edhe pse kjo ka hasur kundërshtim të fortë të ndërkombëtarëve.
Sipas Nazarkos, ky qëndrim i Kurtit i sjell edhe të mira Kosovës në aspektin negocial, pasi bën që Kosova të mos lëshojë asgjë më shumë përveë asociacionin, që në fakt nuk është ndonjë diçka e madhe.
Hezitimin e Kurtit disa e kanë quajtur një shqetësim që qëndron, por disa e shohim si një përdorim të situatës, si do ta shohim?
“Ajo që është më interesante është se sa më shumë që zoti Kurti bën një rezistencë të tillë aq më shumë rriten kuotat e tij elektorale. Ky është nga ato lloj situatash paradoksale që e nxisin atë të mbajë qëndrime të tilla.
Insistimi i Kurtit ndaj faktorit ndërkombëtar për të mos ta jetësuar asociacionin nuk është që ka sjellë vetëm pasoja negative, në ftohjen e faktorit ndërkombëtar, por në pikëpamjen negociale ka sjellë edhe atë që “shikoni ky është maksimumi që ne mund të japim”.
Rezistenca e Kurtit e ka bërë që çështja e asociacionit të duket si një lëshim i madh, kur në fakt nuk është i tillë sepse ka një garanci perëndimore që ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, së dyti për numrat që përfaqësojnë serbët në Kosovë, që ata të kenë një strukturë që t’i përfaqësojë ata në raport me Kosovën është një aspiratë e ligjshme.
Së treti Kurti ka të drejtë, në atë që kush e ka negociuar këtë marrëveshje në 2015, sepse ajo është më problemetikja, pasi ka lënë paqartësi, ka lënë hapësirë interpretimi.
“Për ta implementuar asociacionin e komunave duhet të ndryshojmë Kushtetutën” ka thënë Kurti, dhe kjo është logjike nga ana e tij.
Përpjekjet e tij mund të themi që kanë bërë Kosovën që të mos bëjë me lëshime të tjera në negociata. Kurti është përpjekur po ashtu që brenda marrëveshjes ta fusi edhe asociacionin. Mirëpo këto hapa të tij dhe përpjekje që të tregojë se ka koherencë me qëndrimet e tij në opozitë, kanë hasur një rezistencë të fortë të faktorit perëndimor që ka interes ta mbyllë sa më shpejt këtë vatër të hapur, “ tha Nazarko.r.t/abcnews.al