Takimi me partnerët e koalicionit, Limaj zbulon çfarë diskutuan

schedule17:26 - 24 Gusht, 2020

schedule 17:26 - 24 Gusht, 2020

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas takimit që patën në Qeverinë e Kosovës me kryeministrin Avdullah Hoti dhe partnerët e koalicionit.

Limaj ka zbuluar se kanë biseduar për temat aktuale në vend.

“Biseduam temat aktuale në vend, u informuam nga kryeministri për gjendjen me COVID, paketën e rimëkëmbjen ekonomike, një nga temat kryesore ishte dialogu që Kosova i ka disa ftesa në tavolinë. Këto kanë qenë temat”, tha Limaj.

Po ashtu ai ka shtuar se kanë diskutuar edhe për dialogun. “Ka qenë dakordim i përbashkët që Kosova të marrë pjesë në dialog dhe rikonfirmimi që heqja e taksës dhe reciprociteti janë bërë për njohje, ne shkojmë në dialog për njohje. Shqetësimi se mund të rrëshqet në dialog teknik është. Kushdo që shkon atje shkon për njohje, koha është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Presim të shtrohen tema konkrete me një marrëveshje Kosovë-Serbi. Kosova do të tregojë që është e interesuar për njohje”, shton Limaj, duke thënë se reciprociteti e taksa janë hequr në këmbim të njohjes.

“Miqtë tanë na kanë kërkuar të kthehemi në dialog duke bërë kompromise për shkak të kësaj marrëveshje”, shton ai.

I pyetur nëse është kandidat për president, kreu i Nismës thotë se Kosova e ka një president dhe kjo nuk është temë e diskutimit.

“Kosova e ka presidentin, qëndrimi zyrtar i Nismës dhe nuk është temë e diskutimit, tash me u diskutuar kjo temë është e turpshme. Duhet të takohemi me partnerët që t’i shtrojmë shqetësimet që i kemi. Koalicioni është ky që është i qëndrueshëm për aq sa ka partneritet korrekt, në momentin kur nuk ka korrektësi nuk duhet të kalohet në koalicione të improvizuara. Kosova do të shkojë me disa qëndrime të qarta, e udhëheq kryeministrin me delegacionin e vet. Unë gjithmonë jam për një qeverisje të gjerë dhe stabile”, deklaroi ai. /abcnews.al