Takimi me Metën, Basha mbledhje urgjente me aleatët

schedule12:15 / 18/02/2020

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka thirrur mbledhje me aleatët në selinë e PD-së direkt pasi zhvilloi një takim me Presidenti Meta. Gazetari Juxhin Mustafaraj, ka mësuar përmes burimeve se mbledhja pritet të nisë në 13:30.

Meta, një ditë më parë deklaroi se do të çojë të tjera fakte në prokurori për kreun e KED, Ardian Dvorani. Sakaq ai sot ka thirrur në një takim kreun e PD-së Basha. Siç bëri të ditur zëdhënësi i Metës, “Presidenti e njohu kreun e opozitës me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare”. /abcnews.al

Cfare paralajmeroi dje Meta:

 

schedule12:15 / 18/02/2020