Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi me kryebashkiakët/ Zbardhen tre porositë e kryeministrit Rama, çështjet që u diskutuan

schedule12:15 - 3 Prill, 2026

schedule 12:15 - 3 Prill, 2026

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama mblodhi këtë të premte kryebashkiakët në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Takimi nisi në orën 11:00, ndërsa u bë bilanci mbi punët e kryera nga bashkitë në të gjithë vendin.

ABC News ka siguruar porositë që kryeministri Edi Rama ka dhënë për kryebashkiakët socialistë.



Fokus të veçantë ka marrë “Paketa e Maleve”, një iniciativë e qeverisë, e cila synon që t’i japë një hov zhvillimi zonave të vendit.

Gjithashtu Rama kërkoi angazhimi të shtuar në menaxhimin e mbetjeve, përpunimin si dhe pastrimi e tyre, sidomos në zonat turistike.

Ndërkohë një pikë tjetër, e cila u la si detyrë nga kryeministri Rama ishte ngritja e emergjencave civile në nivel vendor.

Partia Socialiste ka intensifikuar takimet me qytetarët dhe në fokus përveç analizave të punëve të përditshme, janë edhe zgjedhjet vendore, të cilat do të mbahen në vitin 2027./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!