Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell, ka folur pas takimit të zhvilluar ditën e sotme në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si edhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Borell është shprehur se palët kanë vënë parakushte për njëra-tjetrën dhe se nuk patën gatishmëri për pajtim.
“Jemi shumë të shqetësuar me ngërçin në procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai teksa ka shtuar se palëve u është bërë e qartë se “e vetmja rrugë përpara është normalizmi nëpërmjet dialogut” dhe se “BE-ja kërkon normalizim të raporteve. Është një pengesë të madhe e që është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në mënyrë që të ndihmohen palët për të arritur marrëveshje, bashkë kemi prezantuar një propozim serioz evropian dhe të balancuar për ta themeluar këtë asociacion dhe kemi insistuar që palët ta shfrytëzojnë këtë rast që do të ishte hap i madh përpara drejt procesit të normalizimit dhe të shmangen ngritjet e reja të dhunës”, ka thënë Borrelli për uebfaqen e BE-së. Palët nuk ishin të gatshme që të pajtoheshin me këtë, pa parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër. Në fund, kërkuam nga palët që të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit, që mund të bëhet vetëm përbrenda në kornizën e dialogut, sepse është e vetmja rrugë për ta për avancim në rrugën evropiane”, ka thënë ndër të tjera ai.
Pas disa ore bisedimesh të ndara me udhëheqësit e vendeve kryesore perëndimore, kryeministri Kurti citohet të ketë thënë se Kosova e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të arritur me 27 shkurti dhe dokumentin për zbatimin e saj që u arrit në Ohër me 18 mars dhe se marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa./abcnews.al/