Takimi i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, zbulohen emrat e politikanëve serbë që marrin pjesë

schedule09:37 - 2 Shtator, 2020

schedule 09:37 - 2 Shtator, 2020

Në takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, në Washigton Serbia do të përfaqësohet nga katër politikanë, me në krye presidentin Aleksandër Vuçiç.

Pjesë e grupit përfaqësues në SHBA nënë drejtimin e Vuçic do të jenë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriç, ministri i Financave, Siniša Mali dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Čadež, shkruan Danas.

Ministri i Financave, Siniša Mali

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Čadež

LEXO EDHE: Takimi Kosovë-Serbi, zbulohen emrat e përfaqësuesve që do të shkojnë në Washington

Ndërkohë grupi përfaqësues i Kosovës në këtë takim do të jetë i përbërë nga kryeministri Avdullah Hoti, zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!