Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Avdullah Hoti për takimin në Ëashington.
Vuçiç në fjalën e tij është shpehur se me deklaratat e tij të fundit Hoti ka treguar se Prishtina nuk është e gatshme për kompromis në takimet e radhës në Uashington dhe Bruksel, dhe se kërkesat e saj kanë të bëjnë kryesisht me njohje reciproke, për të cilën ai tha se do ta refuzojë.
Ndër të tjera presidenti serb është pyetur nga mediat lidhur me mesazhet e dërguara nga Prishtina zyrtare se do të kërkojë njohje reciproke në takimin e Ëashingtonit. Sipas tij, ajo që thotë kryeministri Hoti, në fakt është ajo që mendojnë si amerikanët ashtu edhe evropianët.
“Trump na shkroi në një letër duke pritur njohjen e ndërsjellë. Mos u habisni, sepse ata (SHBA) e pranuan (Kosovën) 12 vjet më parë. Dhe tani taktikat e Hotit janë që dikush duhet të bëjë presion ndaj Vuçiqit, i cili do të duhet ta nënshkruajë nën presion të tmerrshëm nga bota dhe nga Evropa, dhe kjo është se si do t’i mbarojmë gjërat”, tha Vuçiç.
Ndërkohë Vuçiç ka theksuar se do të refuzojë që të takohet me presidentin Donald Trump nëse kërkohet njohje e ndërsjellë, Vuçiç tha se ai është shumë i vogël të përcaktojë se ku do të vijë Trump dhe ku nuk do të vijë. Unë nuk dua të pranoj oferta për njohje reciproke./abcnews.al