Në takimin antikanabis në Korçë është thënë që qarku ka dalë nga harta e kultivimit të drogës, por ka ende fshatra me risk. Drejtori i Policisë tregoi cilat janë ato zona.
Për shefin e policisë së Korçës i sapo vendosur në këtë detyrë, janë 16 fshatra të preferuara nga grupet kriminale që kultivojnë kanabis. Lorenc Panganika i listoi ato gjatë një takimi antidrogë, ku u tha se Juglindja e vendit konsiderohet e pastër nga kultivimi i kanabisit, ka ende zona me nivel të lartë risku.
Panganika vlerësoi bashkëpunimin me institucionet e tjera ligjzbatuese, në luftë kundër kultivimit të narkotikëve.
Rezultatin ai e shikon tek ulja drastike e rasteve të kultivimit dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e autorëve të tyre.
Pavarësisht statistikave optimiste policia e Korçës mbetet e angazhuar për të monitoruar zonat me risk, serat, tunelet apo ambjentet e mbyllura, të cilat shfrytëzohen nga personat, që merren me këtë aktivitet të paligjshëm. /abcnews.al