Kreu i qeverisë zhvilloi sot pasdite një takim me studentë dhe pedagogë të fakultetit Gjeologji- Miniera në Tiranë. Kryeministri e konfirmoi vetë këtë përmes një statusi në Twitter.
“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut, me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun)”, shkruan kryeministri.
“Mësova gjëra të reja prej tyre, mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë, nesër vazhdojmë”, përfundon Rama mesazhin në Twitter./abcnews.al