Takim konsultativ qeveri qendrore dhe vendore për projektbuxhetin

schedule16:13 - 1 Nëntor, 2017

schedule 16:13 - 1 Nëntor, 2017

Ndërtimet e mbetura karabina do të taksohen ashtu si edhe objekte e përfunduara. Propozimi i Bashkisë së Tiranës ka marrë miratimin e qeverisë. Ndërkohë që, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se do ti kërkojë pushtetit qëndror taksim progresiv të bizneseve për pronën.

Ndërtuesit do të paguajnë taksë prone edhe për ndërtimet e papërfunduara. Qeveria ka pranuar propozimin e Bashkisë së Tiranës për të parashikuar në buxhetin e vitit që vjen tatimin e të gjithë objekteve që nuk kanë mbaruar brenda kohës së përcaktuar në lejen e ndërtimit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë takimit konsultativ mes qeverisë qëndrore dhe asaj vendore theksoi se kjo do ti japë zgjidhje një problemi shqetësuses ndër vite, me kosto ekonomike dhe sociale.
“Ligji deri dje u kërkonte bashkive që të vinin një gjobë modeste për shtyrje të lejes, ndërkohë që mund të vazhdojnë me 20-30 vjet të ngelen një zhguall bosh në mes të qyteteve. Qeveria ka marrë parasysh propozimin tonë për t’i venë ekuivalenten e 30% të taksës së pronës këtyre ndërtesave në momentin që u ka kaluar afati i lejes së ndërtimit. Pra, fillon paguhet taksa e pronës dhe të paktën e dimë që mund të vazhdojë edhe 100 vjet zhgualli bosh në mes të qytetit, por për sa kohë që bashkia po e takson si një pronë efektive, të paktën do të shtyhet dikush që ta mbarojë në kohë”.
Kryebashkiaku i Tiranës bëri të ditur gjithashtu se në emër të Shoqatës për Autonominë Vendore, do ti propozojë qeverisë taksim progresiv të pronës, por vetëm për biznesin.
Një tjetër propozimi i Veliajt ka të bëjë me kohën se kur duhet të nisë punë qeveria pas zgjedhjeve.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi vazhdimësinë e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve që u jep mundësi bashkive të garojnë përmes projekteve. Ndërsa deklaroi se ka marrë dakordësine e kryeministrit për ndryshim të procedurave ligjore për dhënië të lejeve mjedisore të kategorisë “C” që kanë të bëjnë kryesisht me aktivitete si lokale, servise etj. Pozitive Veliaj konsideroi që për herë të parë projektbuxheti parashikon që ti kalojnë bashkive 2% e tatimit mbi të ardhurat që gjenerohet në të.

 

https://youtu.be/sL5LkJQ7vQw