Tahiri: Rreshtim skandaloz i Tiranës te pësimi i golave, pse është e trukuar?

schedule23:44 - 2 Korrik, 2020

schedule 23:44 - 2 Korrik, 2020

Ermal Tahiri, pjesë e skuadrës Pressing në ABC News, foli menjëherë pas lidhjes telefonike te Refik Halilit, presidentit të Tiranës. Sipas Tahirit, presidenti nuk duhet të bërtasë në tribunë, por të diskutojë me trajnerit pse ndeshja i iku nga duart.

“Dëgjova presidentin Halili që tha se ishte hera e parë që po bërtiste nga tribuna, duke thënë se ndeshja po i ikte nga duart. Pse president të iku loja nga duart? Pse nuk e diskutove me trajnerin?! Ti nuk e vlerësove këtë ndeshje ashtu siç duhej, si gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Po të shikoni Tiranën, rreshtimin e skuadrës në pësimin e golave, duket qartë. Edhe mjekja që është këtu, mund të thotë dy fjalë. Pse dhe presidenti foli, pse duhet të themi që është e trukuar? Vetëm prej atij koeficienti? Ne merremi me trukime dhe i hapim telashe vetes kot. Pse gjithmonë duhet të themi trukim, trukim?

Kukësi-Teuta? Nuk ka asnjë shans Teuta, asnjë shans Kukësi. Shanset janë të barabarta, janë dy ekipe që janë pas Tiranës. Kanë dhënë prova që janë ekipe që ecin dhe janë në rritje. Teuta po shënon gola, në fazën e parë nuk kishim kaq shumë gola. Rezultati është i hapur dhe të dyja ekipet mund të shkojnë në finale”, tha Tahiri./abcnews.al