Tahiri rikthehet në Parlament, 6 muaj pas fjalimit të fundit

schedule17:21 - 19 Prill, 2018

schedule 17:21 - 19 Prill, 2018

Deputeti Saimir Tahiri u paraqit në sallën e seancave plenare ku nuk shkelte prej thuajse 6 muajsh. Gashtë janë edhe muajt gjatë së cilës karta e deputetit skadon nëse nuk përdoret, duke rezultuar në anulim të mandatit. Deputeti i cili kishte regjistruar emrin për të folur prej dy javësh tashmë, u largua pa iu drejtuar qytetarëve nga foltorja e seancës.

Gjashtë muaj pas prezencës së fundit në seancën plenare, e cila me 75 vota të mazhorancës rrëzoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit iu drejtua sallës së seancave plenare.

Interesimit të furishëm të gazetarëve iu  përgjigj me qetësi.

Ashtu e pritën edhe kolegët e forcës politike së cilës i dhuroi fitoren në Tiranë.

Pasi u tregua me gisht gjatë fjalimit në sallë nga kreu i opozitës Basha, në dalje të kësaj të fundit në shenjë proteste, batuta shkëmbeu vetëm me liderin historik të demokratëve i cili akuzat e tij i filmoi vetë.

Deputeti i gjendur në foltore në atë moment, shfrytëzoi kohën për t’i mbështetur krahët ish-kolegut.

Sot deputet i pavarur pas vendimit të kryeministrit Rama për shkarkim të tij nga postet partiake deri në sqarimin e së vërtetës, Saimir Tahiri kishte lajmëruar, ashtu si një javë më parë, mbajtjen e një fjale prej 20 minutash në foltore, e cila me marrëveshjen e mazhorancës për tërheqjen e diskutimeve në mungesë të opozitës, nuk u realizua. Atë që nuk e tha brenda, ia tha mediave me një gjuhë aspak të huaj për to.

Menjëherë pas largimit nga ambientet e parlamentit, atë që nuk e tha dot për mediat, e ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social facebook.

Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim është gabuar, është vetëm respect për drejtësinë, shkruan Tahiri. Këtë rrugë do e ndjek me durim, më intereson vetëm e vërteta dhe drejtësia e nuk do të ndalem. Sa për historinë e mesazheve të koduara ish-ministri sqaron se nuk i duhet ti çoj mesazh askujt e nëse po e bën drejtëpërdrejtë, përfundon ish-ministri Saimir Tahiri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!