Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte të hënën në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ai depozitoi një provë, të cilën e konsideroi si vendimtare për hetimin e nisur ndaj tij. Tahiri tha se do të tregojë përmbajen e saj pas dy ditësh, por jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një akt të drejtësisë italiane që shuan dyshimet e ngritura ndaj tij.
Katër ditë anuloi një një dalje para mediave të njoftuar prej tij, ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, mbërriti në Prokurorinë për Krimet e Rënda për të depozituar një provë të re. Ish-ministri nën hetim për “trafik narkotikësh” si grup i strukturuar kriminal dhe “korrupsion” kaloi pragun e godinës së qeltë në orën 13:00 në shoqërinë e avokatit të tij, Maksim Haxhia, ku qëndroi vetëm pak minuta. Në dalje Tahiri theksoi rëndësinë e provës që depozitoi, por kërkoi kohë shtesë për të publikuar përmbajtjen e saj.
Saimir Tahiri: “Unë paraqita diçka që ka rëndësi për procesi. Do kërkoj mirëkuptimin tuaj unë do flas pas 2-3 ditësh për çfarë është, më vjen keq që keni ardhur këtu. Dorëzova një provë që e quaj decizive për procesin”.
Pyetje: “A keni frikë se do të merreni i pandehur”?
Saimir Tahiri: “Unë nuk kam frikë gjë”.
Ky është dokument i palës italiane, që Tahiri ka depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Bëhet fjalë për një kërkesë të Prokurorisë së Katanias për arkivimin e hetimit ndaj ish ministrit Tahiri pasi nuk ka elementë të nevojshëm për të mbështetur akuzën mbi bisedën e përgjuar ku përmendet emri “Saimir”, si personi të cilit po i bliheshin dhurata të shtrenjta. Në fund të dokumentit është edhe vendimi aprovues i gjykatësit për mbylljen e hetimit për Tahirin. Ky akt pritet të vendosë jo pak në vështirësi prokurorët e Krimeve të Rënda për shkak se procedimi ndaj ish-ministrit nga Krimet e Rënda ka nisur bazuar në akte të përcjella nga autoritetet italiane.
Aktualisht Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda si garantor i grupit kriminal të “Habilajve” në trafikun e drogës. Në 15 tetor Prokuroria për Krimet e Rënda shtyu me tre muaj afatin e hetimit për të. Prokurorët kërkuan zgjatjen e afatit pasi ende janë në pritje të përgjigjes së një letër-porosie të dërguar në Itali, mes të cilës kërkohej marrja në pyetje e italianit Frederico Silvestri, që dyshohet se u ka shitur një skaf grupit të “Habilajve”. Afati shtesë u nevojitej prokurorëve edhe për kryerjen e disa verifikimeve mbi letërporosinë e ardhur nga Mali i Zi, si edhe për kryerjen e verifikimeve pasurore./abcnews.al