Tahiri: Kukësi bëri lojë fantastike kundër Partizanit, të merren masa ndaj arbitrave!

schedule00:14 - 28 Janar, 2020

schedule 00:14 - 28 Janar, 2020

Ermal Tahiri është një ndër të ftuarit në emisionin “Pressing”, në ABC News. Sapo mori fjalën e tij, Tahiri kritikoi arbitrat shqiptarë, pasi sipas tij, po prishin këtë kampionat shumë të bukur. Gjithashtu, Tahiri tha se duhet të merren masa ndaj këtyre arbitrave.

ARBITRAT – “Pjesë e futbollit janë edhe arbitrat. Kur flasim për futboll, flasim dhe për arbitrat. Por në shumë javë, arbitrat po ndryshojnë lojën dhe po marrin vëmendjen më të madhe. Qoftë me Luftëtarin, qoftë me Bylisin. Protagonistë janë arbitrat dhe mendoj se sot duhet të flasim edhe më tepër për arbitrat, të merren dhe masa ndaj tyre, pasi po prishin kampionatin”.

BYLISI – “Bylisi ka bërë shumë mirë deri më tani. Po, ndoshta mund të kishte 13 pikë më shumë, por duhet të jeni juve (drejtuar Kapllanajt) ai që duhet të merrni përpara këtë situatë”.

KUKËSI – “Lojë fantastike e Kukësit kundër Partizanit. Është hera e parë që e shoh Kukësin të luaj një futboll të qetë, të lirshëm, qarkullim i mirë i topit. Për mendimin tim, dy ndeshjet e fundit të Partizanit kanë qenë për t’u harruar. Kalimi i dy lojtarëve të krahut të lojtarëve të Partizanit, e bënin shumë të shpejtë, si Mala, ashtu dhe Asani. Sot është Partizan tjetër, ka shumë vështirësi kundër 5-6 ekipeve të para.