Tahiri: E them me bindje të plotë, Tirana e meriton të jetë kampione e Shqipërisë

schedule22:59 - 29 Qershor, 2020

schedule 22:59 - 29 Qershor, 2020

Ermal Tahiri, pjesë e skuadrës Pressing në ABC Neës, e hapi fjalën e tij me një analizë të skuadrës së Tiranës. Mes të tjerash, Tahiri tha: “Deri më tani kemi një Tiranë që luan mirë, por nuk mund të themi një super-Tiranë.

Luajti vetëm në pjesën e dytë kundër Skënderbeut, duke i bërë presion nga krahët, si dhe me pasime të shumta e me kontroll të mirë të topit. Skënderbeun e goditën nga të gjitha anët. Tirana po ecën në nivel shumë të lartë edhe pas pushimit që u bë për shkak të pandemisë.

Ka shumë lojtarë, as rotacioni nuk ndikon. E meriton të jetë kampione e Shqipërisë”, u shpreh Tahiri./abcnews.al