Tahiri dorëzon mandatin/Berisha: BE kërkon “kokën” e Ramës

schedule11:40 - 3 Maj, 2018

schedule 11:40 - 3 Maj, 2018

Sali Berisha ka komentuar dorëzimin e mandatit të deputetit nga ana e Saimir Tahirit. Në fjalën e tij për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Sali Berisha u shpreh se dorëzimi i mandatit të Tahirit është dëshmi e krimit.

Sali Berisha: “Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit gjersa Edi Rama flet në këto momente në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që s’e bëri dot parlamenti, e bëri Saimir Trafiku. E gjykoni ju me vend që një parlament që ka forcën për heqjen e mandatit nuk ia hoqi dot. 

 

Më tej, Berisha u shpreh se kjo është fitore e qytetarëve dhe e opozitës si dhe nuk mungoi të fliste edhe për kryeministrin e vendit duke e cilësuar si “gjenerator i rekordeve më të zeza të Shqipërisë”.

“Kjo është në një farë mënyrë fitore e qytearëve e dhe opozitës që mban flamurin e e dekriminalizimit të parlamentit shqiptar. Rama përpiqet me çdokusht të mbijetojë ndonëse i damkosur ai nuk kupton se bota nuk kërkonte kokën e Saimir Tahirit por dorëheqjen e Edi Ramës. Edi Rama është gjeneratori i rekordeve më të zeza të Shqipërisë. I ftoj shqiptarët që t’i bëjnë Edi Ramës, atë që i bënë armenët kryeministrit ndaj dhe koha është qytetarëve dhe e guximit dhe thirrja ime është të hedhim Edi Ramën”./abcnews.al